DY FJALE
STANISLLAV LEM (1921) është shkrimtar fantastiko-shkencor polak me emër botëror, veprat e të cilit janë përkthyer në dhjetëra gjuhë të botës dhe me skenarë prej tyre janë bërë edhe filma, ndër të cilët shquhet filmu Solaris.
S.Lemi parapëlqen llojin e romanit fantastik filozofik por edhe atë futurologjik, kibernitik, për fluturime kozmike etj.
Në trashëgiminë e pasur dhe të gjerë letrare të S.Lemit spikat dramaticiteti i fuqishëm ku shpalosen virtyte të larta njerëzore dhe dënohet shpirtvogëlsia, pazotësia, smira e tradhëtia.
Veprat kryesore të S.Lemit janë romanet: Edem, Zëri i qiellit, Vakuumi absolut, I pamposhturi, Ditari yllor i Ivan Tihit, Kongresi i futurologëve.
Por një ndër kryeveprat e tij është romani Solaris (1961), ky roman për kohën e kujtesën, që tanimë është pranuar si kryevepër e letërsisë klasike fantastike-shkencore. Në vitin 1972 Solaris u bë film nga kineasti i famshëm sovjetik Andrei Tarkovski.
PERKTHYESI
// Lem Stanisław. Solaris. – Tirana: Uegen, 1996.